253 ditë. Kaq ishin ditët që e mbajtën “peng” Lirim Kastratin me fushën, shifër kjo që u “thye” pikërisht në Klasiken e Shqipërisë që Vllaznia fitoi 2-0 me Tiranën në “Loro Boriçi”.
Sulmuesi kaloi dëmtimin e rëndë dhe mori minuta të rëndësishme në pjesën e dytë, duke marrë kështu edhe besimin e trajnerit Csaba Laszlo.
Pikërisht, ky moment duket se ka emocionuar dukshëm Kastratin që zgjodhi të flasë për këtë rikthim të tijin në profilin në Instagram.
Për të, këto 253 ditë kanë qenë ditë pritje, sakrificë, dhimbje dhe punë, ndërsa falenderon të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj periudhe.
Tashmë për Kastratin, gjithçka është lënë pas dhe fokusi mbetet tek ndeshjet e ardhshme në kampionat. Për Laszlon, rikthimi i Kastratit në 100%-shin e tij e gëzon akoma më shumë për të shpëtuar Vllazninë nga ky moment i keq dhe për ta larguar nga zona e ftohtë.