Barazimi nuk i ka lënë "shije" të mirë trajnerit të Tiranës në derbin ndaj Dinamos, që përfundoi 1:1. Jo vetëm kaq, por Klafuriç është "përplasur" edhe me specialistët e emisionit “Super Gol” në RTSH, për shkak të kritikave.
“Nuk luajtëm mirë, por lojtarët donin ta fitonin ndeshjen. Është e vërtetë që nuk bëmë shumë sot. Ne kemi stilin tonë të lojës.
Trajneri qëndron në zonën e tij dhe thuhet se sheh vetëm një pjesë të vogël të ndeshjes. Ndeshjen e shikon më lehtë nga studioja sesa nga pankina.
Sigurisht që nuk jam i kënaqur. E vlerësoj Dinamon për lojën që zhvilloi, pavarësisht se ishte me një lojtar më pak.
Daci dhe Alvarez nuk janë lojtarë të shpejtë, që mund të vrapojnë në hapësira. Ata kanë karakteristika të tjera dhe shpejtësia nuk është pika e tyre e fortë.
Ne e kontrolluam ndeshjen dhe kjo ishte e dukshme. Edhe pse ishim në avantazh numerik, nuk ndaluam së kërkuari golin e fitores, ndonëse nuk ia dolëm”, u shpreh Klafuriç.