Shkëndija - bindshëm skuadra më e suksesshme e Maqedonisë së Veriut në garat evropiane 

Futboll

Shkëndija - bindshëm skuadra më e suksesshme e Maqedonisë së Veriut në garat evropiane 

Nga: K.G. Më: 30 tetor 2026 Në ora: 22:37
Shkëndija e Tetovës

Kjo nuk është ndonjë sekret. 

Të gjithë ata që janë sadopak të lidhur me futbollin në Maqedoninë e Veriut e dinë këtë, por tashmë ekziston edhe konfirmimi zyrtar.

Shkëndija e Tetovës është bindshëm skuadra më e suksesshme e Maqedonisë së Veriut në garat evropiane gjatë pesë viteve të fundit, duke kontribuar me plot 55,9% të koeficientit pesëvjeçar të klubeve maqedonase.

Sipas mediumit maqedonas “SportSport”, kjo do të thotë se më shumë se gjysmën e pikëve të koeficientit të Maqedonisë së Veriut e siguron pikërisht skuadra tetovare.

Për rikujtim, sezonin e kaluar Shkëndija jo vetëm që u paraqit në fazën e ligës të Ligës së Konferencës, por arriti edhe të kualifikohej në fazën eliminatore, duke luajtur në 1/16 e finales dhe duke përjetuar kështu një pranverë evropiane.

“Deri më tani, asnjë skuadër tjetër nga vendi ynë nuk kishte arritur të përjetonte një pranverë evropiane në historinë e saj.

Këtë sezon, Shkëndija arriti vetëm deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës”, shkruan mediumi maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat