Vargas dështon nga penalltia, Sevilla zhgënjen tifozët e vet

Futboll

Vargas dështon nga penalltia, Sevilla zhgënjen tifozët e vet

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 23:02
Ruben Vargas i del përballë Yusit

Futbollisti Ruben Vargas është figura tragjike e Sevillës, pasi humbi penalltinë në pjesën e parë. 

Sevilla dhe Alaves u ndanë në paqe (0:0).

Pikë e madhe për mysafirët, ndërsa Sevilla zhgënjeu tifozët e vet.

Në minutën e 27-të, Gabriel Suazo (Sevilla) ekzekutoi një goditje dënimi, por topi kaloi pak mbi traversë.

Rasti më i mirë i ndeshjes ishte në minutën e 32-të! Rubén Vargas (Sevilla) gjuajti nga pika e bardhë drejt anës së djathtë të portës, por Antonio Sivera reagoi shkëlqyeshëm dhe priti goditjen, duke shpëtuar Alavesin.

Në minutën e 73-të, Carlos Protesoni (Alaves) humbi një mundësi të pastër shënimi. Pas topit të kthyer nga portieri, ai gjuajti, por topi kaloi vetëm pak centimetra pranë shtyllës së djathtë.

Pas javës së 12-të, Sevilla zë vendin e gjashtë me 18 pikë, ndërsa Alaves gjendet tri pozita më poshtë, me pesë pikë më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat