Klubi i Napolit po përjeton ditë shumë të tensionuara, me krisje të brendshme mungesë rezultatesh e mbi të gjitha akuzat që shtohen ndaj trajnerit Masimiliano Alegri që nuk është në lartësinë e duhur për të marrë maksimumin nga ekipi.
Për të kuptuar se sa shumë kanë përshkallëzuar gjërat, mjafton të shohësh se ekipi është në grumbullim si dënim nga presidenti i klubit, ndërsa u mor një vendim drastik 5 minuta para se trajneri të shfaqej para mediave për konferencën e zakonshme në prag të ndeshjes ndaj Lacios.
Vetëm 5 minuta para nisjes së saj, në orën 14:55, gazetarët u njoftuan se konferenca ishte anuluar dhe se Alegri nuk do të fliste para tyre, duke qëndruar në heshtje, për t’i larguar më pas të gjithë nga salla e shtypit.
Një situatë ekstreme e cila ndez edhe më shumë pragndeshjen ndaj Lacios, në sfidën që luhet nesër në orën 12:30 në stadiumin “Maradona”.