Egnatia tregoi veten kundër Vorës, 5 – 1 në Rrogozhinë, 3 pikë të rëndësishme që i shkëpusin ndjeshëm nga Teuta ndjekëse.
Pas ndeshjes, foli për mediat trajneri i kampionëve, Nevil Dede:
“Më vjen mirë për çunat, i komplimentojë publikisht.
Pavarësisht ngarkesës, kemi treguar versionin më të mirë. E dija që do ishte e vështirë. Patëm fat që shënuam te goli i 2-të, pasi mund të vuanim.
Ndikoi edhe cilësia e lojtarëve tanë. Kasa? Për batut, bëri gol dhe do presi flokët. Sonte, u bë ndeshje e vështirë, ata bënin çifte nga krahët. Rezultati nuk është i vërtetë, pasi disa ishin eurogola.
Grupi këtu është fantastik dhe çdo lojtar që është i ri, ka rritur performancën. Për pjesën e dytë, i thashë ekipit të zbresim me bllok të mesëm.
Komplimente për kapitenin Aleksi, sikurese Kryeziun, kanë shumë minuta në këmbë. Fernando? Më gëzon fakti që po vjen, ka potencial të madh. Është një kohë para të tjerëve”.