Si rreshtohen Fiorentina dhe Juventus?

Futboll

Si rreshtohen Fiorentina dhe Juventus?

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 20:48
Publikohen formacionet zyrtare

Fiorentina vjen në këtë rivalitet të fortë pas ndërprerjes së serisë pa fitore në javën e kaluar dhe tashmë synon suksesin e parë në shtëpi këtë sezon ndaj Juventusit, që kërkon të ngjitet në zonën e vendeve evropiane pas fitores ndaj Napolit.

Historikisht, Juventusi ka dominuar këtë përballje me 82 fitore në elitën e futbollit italian, kundrejt 55 barazimeve dhe 37 sukseseve të Fiorentinës.

Megjithatë, skuadra vjollcë ka aktualisht epërsinë morale, pasi është e pamposhtur në katër përballjet e fundit në Serie A ndaj bardhezinjve (2 fitore dhe 2 barazime).

Hera e fundit që Fiorentina regjistroi një seri më të gjatë pa humbje ndaj Juventusit ishte në vitin 1964.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat