Bashkëshortja e Raphinhas, dedikim emocionues

Futboll

Bashkëshortja e Raphinhas, dedikim emocionues

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 12:51
Raphinha dhe Natalia Belloli

“Vetëm Zoti e di gjithçka që kemi kaluar dhe përballuar për të arritur deri këtu”. Me këto fjalë, Natalia Belloli festoi rinovimin e kontratës së bashkëshortit të saj, Raphinha, me Barcelonën.

“Të të shoh duke realizuar këtë ëndërr dhe duke shkruar një tjetër kapitull të historisë tënde në një klub që e do kaq shumë, më mbush zemrën me krenari dhe lumturi”, – shkroi ajo.

Mesazhi i saj emocionues përfundoi me fjalët:

“Faleminderit që nuk u dorëzove kurrë, që besove tek ëndrrat tona dhe, mbi të gjitha, që luftove gjithmonë për ne. Zoti vazhdoftë të bekojë hapat e tu dhe të ndriçojë rrugën tënde! Të duam!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat