Lajmi i mirë për Leccen, Medon Berisha rikthehet në stërvitje    

Futboll

Lajmi i mirë për Leccen, Medon Berisha rikthehet në stërvitje    

Nga: K. G. Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 15:32
Mesfushori shqiptar Medon Berisha

Lajme pozitive për trajnerin e Lecces, Eusebio Di Francescon.

Mesfushori shqiptar Medon Berisha është rikthyer në stërvitje me grupin, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në fushën e lojës.

Pas një periudhe të gjatë të vështirë për shkak të dëmtimeve, futbollisti shqiptar më në fund ka lënë pas problemet fizike dhe është bashkuar me bashkëlojtarët në qendrën stërvitore në Martignano.

Kur mund të rikthehet në fushë?

Sipas raportimeve të mediave italiane, Berisha ka marrë pjesë në stërvitjen e së mërkurës, më 11 nëntor.

Objektivi i tij është të jetë në listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Lazios, e paraparë më 21 nëntor.
Edhe pse rikthimi në grup është një sinjal shumë pozitiv, Berishës do t'i duhet të rifitojë gradualisht ritmin e garave pas një mungese të gjatë. 

Një vit i vështirë për mesfushorin shqiptar

Berisha ka kaluar një periudhë të gjatë rikuperimi pas dëmtimit serioz të pësuar në dhjetor të vitit 2025. Problemet fizike dhe ndërhyrja kirurgjikale kanë ndikuar në vazhdimësinë e tij gjatë këtij viti.

Këtë sezon, ai ka arritur të luajë vetëm disa minuta në ndeshjen kundër Cagliarit, përpara se të përballej sërish me probleme fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat