Dy gola dhe një karton i kuq, Shqipëria feston dhe pret finalen për vendin e parë të dielën

Futboll

Dy gola dhe një karton i kuq, Shqipëria feston dhe pret finalen për vendin e parë të dielën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 nëntor 2026 Në ora: 20:22 Përditësuar në ora: 22:34 më 12.11.2026
Ernest Muçi dhe Stavro Pilo festojnë golin e Shqipërisë!

Shqipëria kryeson Grupin 1 me 12 pikë

Kombëtarja e Shqipërisë ka festuar në stadiumin “Air Albania”, duke mposhtur me rezultat 2:0 Finlandën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Grupit 1 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje shumë të mirë dhe me meritë arkëtuan tri pikët e radhës, duke vazhduar garën për vendin e parë në grup dhe rikthimin në Ligën B.

Shqipëria - Finlanda 2:0
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues: 17.000.
Shënues: Muçi (35'), Manaj (50').
Kartona të verdhë:Ramadani - Walta, Markhiev.
Kartoni i kuq: Tenho.

Shqipëria: Berisha; Pilo (Uzuni (90'), Gjimshiti, Ismajli, Hysaj; Mitaj, Ramadani (Shehu 70'), Laçi (Hasa 82'); Asllani, Manaj (Daku 70') dhe Muçi (Hoxha 82').
Finlanda: Hradecky; Mahuta, Koski, Tenho, Stahl (Miettinen 59'), Keskinen (Hyrylainen 71'); Jensen (Ivanov 77'), Marhiev (Suhonen 77'), Walta; Kallman dhe Antman (Pohjanpalo 59').
Finlanda mbeti me një futbollist më pak nga minuta e 67-të, kur Tenho u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Ernest Muçit.

Në minutën e 22-të, Ernest Muçi provoi nga distanca, rreth 19–20 metra, me një goditje të ulët drejt këndit të majtë, por portieri finlandez u tregua i vëmendshëm.
Vetëm një minutë më vonë, Kristjan Asllani pati një mundësi të mirë. Mesfushori shqiptar goditi nga rreth 18 metra, por Lukas Hradecky reagoi me sukses, duke e ndalur topin në këndin e poshtëm të djathtë.

Në minutën e 33-të, Asllani provoi sërish nga rreth 18–19 metra, por goditja e tij nuk e befasoi portierin kundërshtar.

Megjithatë, në minutën e 35-të erdhi momenti i madh i ndeshjes. Ernest Muçi lëshoi një predhë nga rreth 14–15 metra, nga krahu i djathtë, duke e dërguar topin fuqishëm në këndin e djathtë të portës finlandeze. Hradecky ishte i pafuqishëm përballë kësaj goditjeje fantastike.

Një eurogol i Muçit për epërsinë 1:0 të Shqipërisë!

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë vazhduan me të njëjtin ritëm. Në minutën e 50-të, Elseid Hysaj krosoi për mrekulli në zonë, ndërsa Rei Manaj goditi bukur me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2:0.

Në minutën e 67-të, Finlanda pësoi një goditje tjetër. Tenho ndërhyri në mënyrë të palejuar ndaj Ernest Muçit dhe gjyqtari e ndëshkoi direkt me karton të kuq, duke e lënë Finlandën me dhjetë futbollistë.

Me këtë fitore, Shqipëria kryeson Grupin 1 me 12 pikë, e ndjekur nga Bjellorusia me 10 pikë, Finlanda me 7 dhe San Marino pa pikë.
Shqipërinë tani e pret përballja vendimtare me Bjellorusinë, të dielën në Budapest, me fillim nga ora 18:00.

Kuqezinjve u mjafton vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë në grup dhe rikthimin në Ligën B të Ligës së Kombeve,

Shqipëria më e mirë

(E plotësuar) - 87' Ndeshja po shkon drejt fundit.

82' Shqipëria kërkon edhe golin e radhës.

78' Shqipëria është afër fitores, ka edhe një lojtar më shumë në fushë.

74' Pak shpresa për udhëtuesit.

Shqipëria - Finlanda 2:0

Shënues: Muçi (35'), Manaj (50').
Kartona të verdhë:Ramadani - Walta, Markhiev.
Kartoni i kuq: Tenho.

Shqipëria: Berisha; Pilo (Uzuni (90'), Gjimshiti, Ismajli, Hysaj; Mitaj, Ramadani (Shehu 70'), Laçi (Hasa 82'); Asllani, Manaj (Daku 70') dhe Muçi (Hoxha 82').
Finlanda: Hradecky; Mahuta, Koski, Tenho, Stahl (Miettinen 59'), Keskinen (Hyrylainen 71'); Jensen (Ivanov 77'), Marhiev (Suhonen 77'), Walta; Kallman dhe Antman (Pohjanpalo 59').

67’ Tenho i Finlandës ndërhyn në mënyrë të palejuar ndaj Ernest Muçit dhe gjyqtari nuk heziton, duke e ndëshkuar direkt me karton të kuq.

66' Kuqezinjtë po zhvillojnë një paraqitje shumë të mirë, duke kontrolluar lojën dhe duke e bllokuar me sukses çdo përpjekje të Finlandës për të rrezikuar portën shqiptare. Shqipëria po tregon organizim të shkëlqyer në mbrojtje dhe nuk po i lë hapësira kundërshtarit.

59’ Kuqezinjtë po e kontrollojnë lojën dhe janë gjithnjë e më pranë triumfit ndaj Finlandës. 

54' Lojë e mirë nga të dyja palët.

50’ Elseid Hysaj kroson për mrekulli në zonë, ndërsa Rei Manaj godet bukur me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë për rezultatin 2:0!

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Minuta e fundit e pjesës së parë.

41' Lojë e bukur.

35’ Ernest Muçi lëshon një predhë nga rreth 14–15 metra, nga krahu i djathtë, duke e dërguar topin fuqishëm në këndin e djathtë të portës së Finlandës.

Portieri kundërshtar është i pafuqishëm përballë kësaj goditjeje fantastike!, 1:0. Eurogol.
33’ Kristjan Asllani sërish i pafat! Provon nga rreth 18–19 metra, por goditja e tij nuk e befason portierin kundërshtar, i cili me shpëton portën e Finlandës.

31' Shqipëria po lufton, ndërsa Finlanda po mbrohet.

27' Shqipëria po luan më mirë dhe po ka më shumë mundësi për shënim.

23’ Kristjan Asllani pati një mundësi të mirë për Shqipërinë! Futbollisti provon nga rreth 18 metra, por portieri finlandez Lukas Hradecky reagon me sukses, duke e ndalur goditjen në këndin e poshtëm të djathtë.

22’ Muçi provon nga distanca, rreth 19-20 metra, me një goditje të ulët drejt këndit të majtë, por portieri i Finlandës tregohet i vëmendshëm.

20' Rei Manaj me shokë po tentojnë që të gjejnë golin.

17' Atmosferë e bukur në stadiumin "Air Albania" në Tiranë. 

16’ Shqipëria po has gjithnjë e më shumë vështirësi në lojën ndaj Finlandës, ndërsa kundërshtari po arrin të neutralizojë sulmet e kuqezinjve.

12’ Të dyja kombëtaret po luajnë me kujdes

10’ Finlanda nis të marrë veten dhe po del gradualisht në sulm, duke kërkuar rastin e saj të parë për të rrezikuar portën e Shqipërisë.

6’ Shqipëria po ushtron presion të vazhdueshëm ndaj rivalit, duke kërkuar me çdo kusht golin e avantazhit.

3’ Shqipëria e nis me vrull ndaj Finlandës, duke ushtruar presion që në minutat e para të takimit.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Kombëtarja e Shqipërisë është nikoqir i Finlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshje jubilare për sulmuesin e Kombëtares

Ndeshja e sotme ndaj Finlandës do të jetë e veçantë për Rei Manajn, i cili e nis përsëri si titullar në radhët e kuqezinjve.

Sulmuesi i Kombëtares regjistron ndeshjen e tij të 50-të me fanellën e Shqipërisë, ku është që tani mes golashënuesve më të mirë të historisë së saj dhe lojtari i cili po ndjek rekordin e golave të Erjon Bogdanit.

Ndërkaq, për Berat Gjimshitin kjo do të jetë ndeshja e 78-të e tij me fanellën e Kombëtares.

Kështu ai lë pas Klodian Duron me të cilin deri më sot ndante vendin e 5-të në renditjen e të gjitha kohëve me Kombëtaren dhe është vetëm një ndeshje larg vendit të katërt, që mbahet nga një tjetër ish-kapiten legjendar i kuqezinjve, Altin Lala.

Ish - mbrojtësi i Kombëtares tregon planin e kuqezinjve

Ish-mbrojtësi i majtë i Kombëtarës, Ardit Beqiri, ka folur në një lidhje live me emisionin “Kubi Sportiv” në Euroneës Albania, ndërsa fokusi kishte të bënte me ndeshjen e mbrëmjes mes Shqipërisë dhe Finlandës, Liga e Kombeve.

Beqiri ka dhënë një ide më të qartë se si mund ta ketë ndërtuar “kurthin” trajneri Maran kundër kombëtares nordike. “Kam mendimin se trajneri Maran ka llogaritur edhe psikologjinë e kundërshtarit. Finlandës edhe një barazim i rri mirë.

Pres që ne do të sulmojmë, por në mënyrë te ekuilibruar. Pra, edhe duke i dhënë përparësi repartit ofensiv, por edhe duke ruajtur ekuilibrat mbrapa.

Unë mendoj që Maran i ka bërë mirë llogaritë. Ai ka menduar pë një ekip të kujdesshëm. Jam i mendimit se ka bërë zgjedhjen e duhur”, u shpreh Beqiri.

Zbardhet formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Finlandës

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka vendosur për formacionin që do të zbresë në fushë përballë Finlandës. Tekniku italian ka zgjedhur të bëjë disa ndryshime në krahasim me ndeshjet e mëparshme, duke ruajtur skemën e preferuar 3-4-2-1.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa reparti defensiv do të përbëhet nga treshja Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj.

Në mesfushë, Hysaj do të aktivizohet në krahun e djathtë dhe Pilo në të majtin, ndërsa në qendër do të luajnë Asllani dhe Ramadani.

Ndryshimi kryesor vjen në repartin ofensiv, ku Qazim Laçi ka fituar vendin e titullarit, duke lënë në stol Arbër Hoxhën. Laçi do të luajë pas sulmuesit Rei Manaj, në krah të Ernest Muçit.

Kuqezinjtë synojnë të zhvillojnë një paraqitje pozitive dhe të marrin një rezultat të rëndësishëm përballë përfaqësueses finlandeze.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha; Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Hysaj, Asllani, Ramadani, Pilo; Laçi, Muçi; Manaj.

Formacioni zyrtar i kuqezinjve

Trajneri Rolando Maran ka publikuar formacionin zyrtar të Shqipërisë për sfidën e sotme kundër Finlandës në Nations League.

Berisha do të luajë në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj.

Në mesfushë do të luajnë Ramadani, Asllani dhe Laçi, ndërsa Pilo dhe Muçi do të mbështesin Manajn në majën e sulmit.

Shqipëria kryeson grupin C1 në Nations League me 9 pikë pas 4 takimeve të luajtura.

Një fitore mbrëmjen e sotme në “Air Albania” përballë Finlandës do të afronte akoma më shumë Ligën B për kuqezinjtë.

Shqipëria favorite ndaj Finlandës 

Kombëtarja e Shqipërisë është nikoqir i Finlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Kuq e Zinjtë” kanë nevojë vetëm për fitore për të bërë hapin e radhës drejt promovimit në Ligën B.

Shqipëria - Finlanda 
Shqipëria: Berisha; Pilo, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj; Mitaj, Ramadani, Laçi; Asllani, Manaj dhe Muçi.

Finlanda: Hradecky; Mahuta, Koski, Tenho, Stahl, Keskinen; Jensen, Marhiev, Ëalta; Kallman dhe Antman

Përballja do të nisë nga ora 20:45 dhe zhvillohet në “Air Albania”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat