Të gjithë me fanella me numrin 7 në fushë, nderimi i veçantë i portugezëve për Cristiano Ronaldon

Futboll

Të gjithë me fanella me numrin 7 në fushë, nderimi i veçantë i portugezëve për Cristiano Ronaldon

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 13:20
Futbollisti Cristiano Ronaldo

Kombëtarja e Portugalisë ka vendosur ta nderojë në një mënyrë vërtet të veçantë Cristiano Ronaldon në ndeshjen e së shtunës kundër Danimarkës, që do të luhet në Braga.

Të gjithë futbollistët e Portugalisë do të zbresin në fushë me fanellat me numrin 7 të tashmë ish-kapitenit të tyre.

Vendimi është marrë gjatë një takimi mes presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit Pedro Proença, trajnerit Jorge Jesus dhe tre kapitenëve të kombëtares, Bernardo Silva, Ruben Dias dhe Bruno Fernandes.

Disa ditë më parë Cristiano Ronaldo njoftoi publikisht tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë dhe menjëherë drejtuesit e futbollit menduan që ta nderojnë siç ai e meriton për atë që ka dhënë për kombëtaren luzitane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat