Futbollistja Alayah Pilgrim ishte protagonistja kryesore në fitoren dramatike të AS Romës ndaj Parmës, me rezultat 6:5.
Pilgrim u aktivizua në pjesën e dytë, kur Roma ishte në disavantazh 2:3.
Futbollistja ndikoi menjëherë në lojë, duke asistuar në minutën e 63-të për golin e barazimit 3:3.
Pas 21 minutash, ajo asistoi sërish, këtë herë për golin e barazimit 5:5.
Por, kontributi i saj nuk përfundoi me kaq. Në minutën e katërt shtesë, Pilgrim shënoi vetë golin e fitores, duke vulosur rezultatin 6:5.
Me këtë fitore, AS Roma regjistron fitoren e shtatë radhazi në kampionat dhe vazhdon të kryesojë tabelën.