Shqipëria fiton finalen për vendin e parë në grup dhe feston! Bjellorusia largohet kokulur

Futboll

Shqipëria fiton finalen për vendin e parë në grup dhe feston! Bjellorusia largohet kokulur

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 nëntor 2026 Në ora: 17:29 Përditësuar në ora: 19:51 më 15.11.2026
Futbollistët e Shqipërisë festojnë golin e epërsisë ndaj Bjellorusisë, pas realizimit të Rei Manajt

Shqipëria shumë më e mirë

Kombëtarja e Shqipërisë është rikthyer në Ligën B të Kombeve, pas fitores me rezultat 2:0 ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen e zhvilluar në Budapest të Hungarisë.

Kuqezinjve u mjaftonte edhe një barazim për të siguruar vendin e parë, por ata arritën një fitore plotësisht të merituar, falë golave të Rei Manajt dhe Elseid Hysajt.
Manaj ka realizuar deri më tani 15 gola me fanellën e Kombëtares shqiptare.

Ndeshja nisi me një Shqipëri kërkuese.

Në minutën e dytë, Qazim Laçi ishte shumë pranë golit nga afërsia, por mbrojtësi Roman Begunov arriti ta largonte topin nga vija fatale, duke shpëtuar Bjellorusinë.

Bjellorusia – Shqipëria 0:2
Shënues: Manaj (28'), Hysaj (57').
Kartona të verdhë: Mitaj, Daku - Begunov, Barkovskiy, Volkov, Melnichenko.
Bjellorusia: Lapoukhov: Barbovskiy (Melnichenko 62'), Begunov (Gromyko 62'), Ebong, Gomanov, Kontsevoy (Morozov 73'), Lukashov, Pechenin, Selyava (Bocherov 85'), Shumansky (Kovalev 62'), Volkov. Trajner: Viktor Goncharenko. 
Shqipëria: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Hysaj, Shehu, Asllani (Fetai 90'), Pilo, Hoxha (Uzuni 74'), Laçi (Hasa 74'), Manaj (Daku 80'). Trajner: Rolando Maran.

Në minutën e 12-të, rrezikuan edhe bjellorusët. Aleksandr Selyava ishte pranë golit të epërsisë. Pas një aksioni, në të cilin një futbollist bjellorus luajti me dorë, gjyqtari nuk e vërejti ndërhyrjen, ndërsa goditja e Selyavës përfundoi në shtyllën e majtë të portës. Në këtë rast reagoi mirë edhe portieri Etrit Berisha, duke shpëtuar kuqezinjtë.

Në minutën e 17-të, Kristjan Asllani lëshoi një goditje mjeshtërore nga rreth 17 metra, por kur të gjithë menduan se topi do të përfundonte në rrjetë, traversa shpëtoi bjellorusët nga pësimi i golit.

Goli i shumëkërkuar erdhi në minutën e 28-të. Pas një gabimi në mbrojtjen e Bjellorusisë, përfitoi Rei Manaj, i cili me dinakërinë e tij goditi fuqishëm nga rreth 16 metra, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të poshtëm të portës për rezultatin 0:1.

Në minutën e 41-të, Shumanski depërtoi nga krahu i majtë drejt qendrës dhe goditi me të djathtën, por topi përfundoi rrezikshëm jashtë, pranë shtyllës së largët.

Ndërsa në minutën e 44-t, Arbër Hoxha shpërdoroi një mundësi të mirë pas asistimit të marrë nga Pilo. Goditja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën.

Pjesa e dytë ishte po ashtu dinamike, me Bjellorusinë që kërkonte golin e barazimit, ndërsa Shqipëria synonte ta thellonte epërsinë.

Në minutën e 57-të erdhi edhe goli i dytë. Elseid Hysaj goditi bukur drejt portës, topi u devijua nga Gomanov dhe përfundoi në këndin e majtë të portës për rezultatin 0:2.
Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Shqipëria festoi një fitore të rëndësishme, duke siguruar rikthimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Me këtë triumf, Shqipëria e përfundoi garën në vendin e parë me 15 pikë, duke lënë pas Finlandën dhe Bjellorusinë me nga 10 pikë, ndërsa San Marino e mbylli grupin pa pikë.

Shqipëria fiton

(E plotësuar) - Minuta e fundit.

 83' Ndeshja po shkon drejt fundit.

80' Shqipëria para fitores së madhe.

75' Kuqezinjtë janë afër fitores.

69' Ndeshje e luftuar.

Bjellorusia – Shqipëria 0:2
Shënues: Manaj (28'), Hysaj (57').
Kartona të verdhë: Mitaj - Begunov, Barkovskiy, Volkov, Melnichenko.

Bjellorusia: Lapoukhov: Barbovskiy (Melnichenko 62'), Begunov (Gromyko 62'), Ebong, Gomanov, Kontsevoy (Morozov 73'), Lukashov, Pechenin, Selyava (Bocherov 85'), Shumansky (Kovalev 62'), Volkov. Trajner: Viktor Goncharenko. 
Shqipëria: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Hysaj, Shehu, Asllani (Fetai 90'), Pilo, Hoxha (Uzuni 74'), Laçi (Hasa 74'), Manaj (Daku 80'). Trajner: Rolando Maran.

63' Qazim Laçi rrëzohet në zonën e rreptësisë, por gjyqtari nuk akordon penallti. Sipas tij, lojtari shqiptar ndodhej në pozitë jashtë loje.

59' Shqipëria po shkon drejt fitores.

57’ Elseid Hysaj godet bukur drejt portës, topi devijohet nga Gomanov dhe përfundon në këndin e majtë të portës. Kuqezinjtë thellojnë epërsinë dhe janë gjithnjë e më pranë fitores!

56' Shqipëria ka epërsinë, rezultat që i konvenon.

53' Bjellorusia po e shton presionin dhe po kërkon golin e barazimit, ndërsa Shqipëria duhet të ruajë qetësinë dhe përqendrimin në repartin defensiv.

51' Ndeshje mjaft e mirë nga të dyja skuadrat edhe në fillim të pjesës së dytë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

44’- Arbër Hoxha shpërdoron një mundësi të mirë pas asistit të marrë nga Pilo. Topi shkon ngjitur me shtyllën.

43' Bjellorusia po shfaqet e rrezikshme.

41’ Shumanski nga e majta hyn drejt qendrës dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën e cila shkon rrezikshëm jashtë ngjitur me shtyllën e largët.

40' Shqipëria po vazhdon të kërkojë golin e dytë, duke mbajtur presionin ndaj mbrojtjes së Bjellorusisë. Kuqezinjtë synojnë të thellojnë epërsinë para përfundimit të pjesës së parë.

37' Barkovskiy ndëshkohet me karton të verdhë.

36' Shqipëria po zhvillon një paraqitje mjaft të mirë, duke kontrolluar lojën dhe duke treguar siguri në fushë.

32' Bjellorusia në presion të madh.

28’ Një gabim në mbrojtjen e Bjellorusisë, përfiton Rey Manaj, i cili me dinakërinë e tij nga rreth 16 metra godet fuqishëm, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të poshtëm të portës. Kuqezinjtë kalojnë në epërsi!

27' Bjellorusia po mbrohet me të gjitha forcat.

23' Shqipëria e do fitoren me çdo kusht

20' Shqipëria është më e mirë deri në këto momnente.

17’ Kristjan Asllani dërgoi një goditje mjeshtërore nga rreth 17 metra, por kur të gjithë menduan se topi përfundoi në rrjetë, traversa shpëton bjellorusët nga pësimi i golit. Shqipëria shumë pranë epërsisë!

15' Ndeshje e hapur në Budapest! Të dyja Kombëtaret po japin maksimumin në fushë, me Shqipërinë dhe Bjellorusinë që po kërkojnë golin e epërsisë.

12' Rast i rrezikshëm i Bjellorusisë! Aleksandr Selyava ishte pranë golit të epërsisë. Pas një aksioni ku njëri nga futbollistët bjellorusë luajti me dorë, gjyqtari nuk e vërejti ndërhyrjen, ndërsa goditja e Selyavas përfundoi në shtyllën e majtë të portës. Në këtë rast reagoi mirë edhe portieri Etrit Berisha, duke shpëtuar kuqezinjtë.

10' Qazim Laçi dhe Rey Manaj po mundohen të depërtojnë në mbrojtjen e Bjellorusisë, duke kërkuar hapësira për të krijuar raste të rrezikshme para portës kundërshtare.

7' Shqipëria po e kontrollon mjaft mirë lojën në këto minuta të para, duke diktuar ritmin e ndeshjes, ndonëse herë pas here po përballet edhe me presionin e kundërshtarit.

5' Shqipëria po zhvillon një ndeshje mjaft të mirë në këto minuta të para.

2' Shqipëria e pafat! Qazim Laçi ishte shumë pranë golit nga afërsia, por mbrojtësi Roman Begunov arriti ta largonte topin nga vija fatale, duke shpëtuar Bjellorusinë nga pësimi i golit.

1' Fillon ndeshja.

Shqipëria është mobilizuar maksimalisht për sfidën vendimtare ndaj Bjellorusisë, e cila do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë, në kuadër të xhiros së fundit, respektivisht të gjashtës, në Ligën C të Kombeve.

Kuqezinjve u mjafton vetëm një pikë për ta përfunduar garën në vendin e parë të Grupit 1 dhe për t'u rikthyer në Ligën B.

Kjo përballje konsiderohet si një finale e vërtetë për vendin e parë në grup, pasi të dyja kombëtaret synojnë kreun e tabelës.

Aktualisht, Shqipëria kryeson Grupin 1 me 12 pikë, e ndjekur nga Bjellorusia me 10 pikë. Finlanda renditet e treta me 7 pikë, ndërsa San Marino mban vendin e fundit pa pikë.
Kuqezinjtë synojnë ta mbyllin këtë cikël me rezultat pozitiv dhe të sigurojnë rikthimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Shqipëria kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet e dyta me 10 pikë. Kombëtares shqiptare i mjafton një barazim për të ruajtur kreun e renditjes dhe për të siguruar promovimin në Ligën B.

Maran i beson Hoxhës dhe Shehut

Kombëtarja shqiptare përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë do të përballen pas pak me Bjellorusinë, në ndeshjen e fundit të Grupit C1, ku do të vendoset skuadra që siguron vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B.

Maran i beson Hoxhës dhe Shehut!

Formacionet zyrtare: 

BJELLORUSI: Lapoukhov: Barbovskiy, Begunov, Ebong, Gomanov, Kontsevoy, Lukashov, Pechenin, Selyava, Shumansky, Volkov. Trajner: Viktor Goncharenko. 
SHQIPËRI: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo, Hoxha, Laçi, Manaj. Trajner: Rolando Maran.

Shqipëria kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet e dyta me 10 pikë. Kombëtares shqiptare i mjafton një barazim për të ruajtur kreun e renditjes dhe për të siguruar promovimin në Ligën B.

Shifër marramendëse, fitorja e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë sjell fitime

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve me shanse shumë të mëdha që në fund të kurorëzohet fituese e grupit.

Si fitorja, ashtu edhe barazimi ndaj Bjellorusisë, do të siguronin këtë pozicion që sjell bonuse të rëndësishme sa i përket Europianit 2028, pa harruar edhe ngjitjen një ligë më lart në edicionin e ardhshëm.

Por përtej kësaj, ka edhe fitime të rëndësishme financiare për FSHF-në, si shpërblim për fitoren e ligës përkatëse.

Çdo ekip në Ligën C merr një shifër bazë prej 1,2 milionë eurosh për shpenzime administrative gjatë edicionit. Por për fituesin e grupit, ka një tjetër bonus shumë të rëndësishëm financiar.

Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, fituesi i grupit merr edhe një shumë të barazvlefshme me atë që i është dhënë çdo skuadre në këtë ligë për gjithë edicionin, që do të thotë një bonus prej 1,2 milionë eurosh.

Kjo është një shifër relativisht e lartë që padyshim do të shërbejë si incentiv shtesë për të marrë maksimumin nga dueli në fjalë që të ruhet kreu i grupit.

Trajneri zbulon titullarët e Shqipërisë për transfertën me Bjellorusinë

Bjellorusia dhe Shqipëria do të zbresin në fushën e lojës për ndeshjen e tyre të fundit për grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Sfida e cila do të luhet në Budapest, do të nisë në orën 18:00.

Në këtë duel, trajneri i Kombëtares sonë Rolando Maran, është detyruar të bëjë disa ndryshime për shkak të mungesave.

Në vend të Ernest Muçit të dëmtuar do të luajë Arbër Hoxha. Sa i takon pozitës së Ylber Ramadanit të pezulluar, Maran ka vendosur t’i besojë Juljan Shehut.

Pjesa tjetër e formacionit paraqitet i pandryshueshëm, me skemën që vijon të mbetet 4-3-2-1.

FORMACIONET ZYRTARE: 

BJELLORUSI: Lapoukhov: Barbovskiy, Begunov, Ebong, Gomanov, Kontsevoy, Lukashov, Pechenin, Selyava, Shumansky, Volkov. Trajner: Viktor Goncharenko. 

SHQIPËRI: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo, Hoxha, Laçi, Manaj. Trajner: Rolando Maran.

Shqipëria kërkon fitoren

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e fundit në grup në Ligën C, në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë dhe ndeshja do të luhet në fushë neutrale, ku është zgjedhur stadiumi “Illovszky Rudolf” në Budapest, në Hungari.

FORMACIONET ZYRTARE: 

BJELLORUSI: Lapoukhov: Barbovskiy, Begunov, Ebong, Gomanov, Kontsevoy, Lukashov, Pechenin, Selyava, Shumansky, Volkov. Trajner: Viktor Goncharenko. 
SHQIPËRI: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo, Hoxha, Laçi, Manaj. Trajner: Rolando Maran.

Shqipëria kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Bjellorusia ndjek e dyta me 10 pikë. Kuqezinjve iu mjafton barazimi për të siguruar vendin e parë në grup, që do të thotë që edicionin e ardhshëm do të luajnë në Ligën B dhe do po ashtu do të kenë një shans për t’u kualifikuar në Euro 2028, përveç kualifikueseve që nisin sezonin e ardhshëm.

Shqipëria vjen me dy mungesa të rëndësishme për këtë takim, siç është Ylber Ramadani dhe Ernest Muçi. I pari për shkak kartonash, i dyti për shkak dëmtimi.

Rolando Maran ka vendosur të zbresë në fushë me këtë formacion titullar: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Asllani, Shehu, Pilo; Hoxha, Manaj, Laçi.

Shqipëria gati, Rolando Maran ka bërë pak lëvizje 

Trajneri Rolando Maran ka bërë pak lëvizje sa i përket formacionit që ka zgjedhur për të përballuar Bjellorusinë në ndeshjen e fundit në grup, duke përsëritur thuajse të njëjtin rreshtim me emrat e zakonshëm.

Kësisoj, kapiteni Gjimshiti do të regjistrojë sot ndeshjen e tij të 79-të me fanellën e Kombëtares, duke barazuar Altin Lalën në vendin e 4-t në renditjen e të gjitha kohëve.

Ndeshja e sotme ndërkohë rezulton të jetë e 50-a për Qazim Laçin, i kthyer rregullisht pjesë e formacionit të Kombëtares sapo la pas dëmtimin që e detyroi të mungonte në ndeshjet e kaluara.

Ai bëhet lojtari i 7-të me moshën më të re që arrin këtë shifër ndeshjesh me fanellën kuqezi.

Ndërkohë, me ndeshjen e tij të 48-të me Kombëtaren, Kristjan Asllani e sheh veten që në moshën 24-vjeçare mes 30 futbollistëve me më shumë paraqitje me fanellën kuqezi në historinë e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat