Në një atmosferë pikëllimi, sot në mesditë, në Tetovë, u varros Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut dhe ndihmëstrajneri i Shkëndijës nga Tetova, vdekja e parakohshme e të cilit tronditi opinionin sportiv.
Në ceremoninë e fundit të lamtumirës morën pjesë ish-bashkëlojtarë dhe miq të tij nga futbolli, mes tyre Agim Ibraimi dhe Ferhan Hasani, i gjithë ekipi i Shkëndijës, si dhe shumë miq nga Tetova dhe pjesë të tjera të vendit.
Të pranishëm ishin edhe futbollistët e kombëtares, Elazi, Meliqi dhe Fetai.
Të gjithë, me dhimbje dhe pikëllim të thellë, u ndanë nga Agron Memedi, njeriu që la gjurmë të rëndësishme në klubin e Shkëndijës dhe në futbollin maqedonas.