Lautaro Martinez rikthehet në stërvitje

Futboll

Lautaro Martinez rikthehet në stërvitje

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 19:38
Kapiteni Lautaro Martinez

Lajme shumë të mira për Interin dhe trajnerin Cristian Chivu.

Kapiteni Lautaro Martinez është rikthyer sot në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, pas më shumë se një muaji mungesë për shkak të një problemi muskulor në kofshën e majtë.

Sulmuesi argjentinas kishte humbur shtatë ndeshje zyrtare, pesë në Serie A dhe dy në Champions League, ndërsa mungoi edhe në grumbullimin e Argjentinës për ndeshjet e nëntorit.

Tani Lautaro synon të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës kundër Atalantës, në Bergamo.

Megjithatë, Chivu do ta menaxhojë me kujdes rikthimin e kapitenit, për të shmangur çdo rrezik të një lëndimi të ri.

Në stërvitje me grupin është rikthyer edhe Marcus Thuram, duke i dhënë Interit lajme pozitive në repartin ofensiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat