(E plotësuar) – 13’ Ndeshje e luftuar, atmosferë e zjarrtë në Dublin!
Republika e Irlandës - Kosova 0:0
Stadiumi "Aviva" në Dublin.
Shikues: 51.000.
Gjyqtar: E. Malcevs (Letonia).
Shënues:
Kartona të verdhë: Scales.
Republika e Irlandës: Kelleher, O'Shea, Egan, Scales, Abankwah, Molumby, Moylan, Manning, Azaz, Parrott dhe Idah.
Kosova: Muriç, Vojvoda, I. Krasniqi, Hajrizi, Kamberi, Gallapeni, Emërllahu, Rexhbeçaj, Avdullahu, Asllani dhe Muriqi
11’ Irlanda orvatet të shtrojë presionin, por deri më tani pa sukses, falë mbrojtjes fantastike të Dardanëve.
7’ Kosova ka iniciativën dhe, përmes Asllanit, është shumë e rrezikshme.
4’ Republika e Irlandës ka 10 ndeshje radhazi si vendase pa pësuar humbje, por Kosova sonte synon t’ua ndërpresë këtë seri irlandezëve.
3’ Atmosferë e bukur në stadium, rreth 51 mijë shikues në Dublin.
1' Fillon ndeshja
Gjithçka gati..
Tifozët dardanë ‘pushtojnë’ rrugët e Dublinit
Tifozë të shumtë të kombëtares së Kosovës janë parë rrugëve të Dublinit, para përballjes së madhe të Kosovës ndaj Republikës së Irlandës.
Kombëtarja dardane do të luajë ndaj Irlandës, me ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Tifozë dardanë janë parë në rrugët e Dublinit, para kësaj përballjeje, duke ia thënë këngës dhe duke shfaqur optimizëm para kësaj ndeshjeje.
Kosovës i mjafton edhe barazimi për të siguruar vendin e dytë në grupin B3, duke qenë me një pikë më shumë se Irlanda momentalisht, e cila është e treta.
Kosova i ka gjashtë, derisa vendasit i kanë pesë. Austria është e para me 11 pikë, derisa Izraeli është i fundit me tri pikë.
Ndeshja nis nga ora 20:45, dhe luhet në stadiumin “Aviva”, në Dublin.
Kosova sonte përballet me Irlandën në udhëtim
Kosova sonte përballet me Irlandën në udhëtim, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, ku synon që të sigurojë pozitën e dytë në grupin e saj në Ligën B. Pas fitores në ndeshjen e parë ndaj irlandezëve,
“Dardanëve” u mjafton edhe një barazim në udhëtim për ta përmbyllur grupin në vendin e dytë, ku bëjnë pjesë edhe Austria dhe Izraeli.
Por, për Kosovën kjo ndeshje ka një rëndësi shumë më të madhe sesa thjesht përfundimi në një pozitë më të mirë në grup. Përfundimi në vendin e dytë do të ishte një hap i rëndësishëm drejt ëndrrës për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian, pasi do t’i siguronte Kosovës një pozicion më të favorshëm në shortin e kualifikimeve për Evropianin, përkatësisht në vazon e dytë.
Trajneri i Kosovës, Franko Foda, nuk dëshiron që skuadra e tij të hyjë në fushë vetëm për të kërkuar një pikë. Strategu gjerman ka bërë të qartë se synimi është fitorja, ndonëse pret një përballje të vështirë kundër një kundërshtari që nuk ka alternativë tjetër përveç triumfit.
Kështu, përballja në Irlandë nuk është thjesht një ndeshje për një pikë apo për një pozitë në renditje. Është një mundësi e rëndësishme për Kosovën që të hedhë një hap tjetër drejt ëndrrës evropiane.Kosova: Muriç, Vojvoda, I. Krasniqi, Hajrizi, Kamberi, Gallapeni, Emërllahu, Rexhbeçaj, Avdullahu, Asllani dhe Muriqi.
Irlanda apo Kosova?
Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Irlandës dhe Kosovës, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Ky takim vendimtar zhvillohet sonte në stadiumin “Aviva” të Dublinit, me fillim nga ora 20:45.
Të dy përzgjedhësit, Heimir Hallgrimsson dhe Franco Foda, kanë vendosur për 11-shet startuese me të cilat do ta nisin këtë sfidë nga minuta e parë.
Kosova: Muriç, Vojvoda, I. Krasniqi, Hajrizi, Kamberi, Gallapeni, Emërllahu, Rexhbeçaj, Avdullahu, Asllani dhe Muriqi.
Zbulohet formacioni i Kosovës ndaj Irlandës
Kosova do të përbalelt sonte në Dublin ndaj Irlandës në ndeshjen e fundit në grup në Ligën B, në Ligën e Kombeve.
Dardanëve iu mjafton një pikë për të siguruar vendin e dytë në grup, që do të thotë se do të jenë në vazon e dytë në shortin për Euro 2028 si dhe do të shkojnë në play-off për t’u ngjitur në Ligën A.
Kosova vjen me disa mungesa të rëndësishme këtë takim si Edon Zhegrova për shkak dëmtimi, Veldin Hoxha për shkak kartonit të kuq të marrë ndaj Izraelit dhe Enis Rexhepi, dokumentacioni i të cilit nuk është bërë ende gati për të zbritur në fushë.
Megjithatë, optimizmi te dardanët për të marrë një rezultat pozitiv është tejet i madh. Franco Foda ka vendosur të zbresë në fushë me këtë formacion titullar: Muriç; Vojvoda, Krasniqi, Hajrizi, Kamberi, Gallapeni, Emërllahu, Rexhbeçaj, Avdullahu, Asllani, Muriqi.
Kosova me Asllanin e Muriqin në sulm ndaj Republikës së Irlandës
Kombëtarja e Kosovës është gati për sfidën e sotme (20:45) ndaj Republikës së Irlandës në Dublin.
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e fundit, respektivisht xhiron e gjashtë të Ligës së Kombeve.
Kosova renditet në vendin e dytë në Grupin 3, ndërsa Irlanda gjendet një vend më poshtë, me 6 pikë.
Kosovës i mjafton një pikë për të ruajtur vendin e dytë, i cili e dërgon në play-off për një vend në Ligën A.
Kosova: Muriç, Vojvoda, I. Krasniqi, Hajrizi, Kamberi, Gallapeni, Emërllahu, Rexhbeçaj, Avdullahu, Asllani dhe Muriqi.