A janë të qarkullueshme auto-udhët në Kosovë? Ky është raporti i ministrisë

Kosova

A janë të qarkullueshme auto-udhët në Kosovë? Ky është raporti i ministrisë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës po vazhdon mbikëqyrjen e kompanive të mirëmbajtjes së autoudhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Republikës së Kosovës.

Në të shtatë regjionet e Kosovës, kompanitë kontraktuese po vazhdojnë aktivitetet e tyre në baza ditore, ku rrjedhimisht konstatohet se:

– Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 nuk ka reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme, por që me qëllim të parandalimit të ngricave në shtresa qarkulluese, po bëhet hudhja e kripës dhe e rërës në rrugët: N9 Prishtinë-Mutidovë (segmenti Koliq-Mutidovë), N25 QMI-Carralevë (segmenti Shtime-Carralevë) dhe R102 Komoran-Carralevë (segmenti Shalë-Carralevë).

-Në rajonin e Pejës, rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë kryesisht të kalueshme, ndërkaq po aplikohet intervenimi me kripë në rrugët pranë viseve malore.

-Infrastruktura e rajonit të Ferizajt është krejtësisht e lirë për qarkullim.

-Edhe në rajonin e Gjilanit nuk ka borë dhe rrugët janë krejtësisht të qarkullueshme.

-Rrugët në rajonin e Gjakovës poashtu janë të kalueshme, pa reshje bore, por vende vende me mjegull.

-Mirëmbajtja dimërore e rrugëve po vazhdon edhe në rajonin e Prizrenit, me ç’rast po bëhet shpërndrja e kripës në drejtimin Suharekë-Carralevë.

-Rrugët janë krejtësisht të lira dhe në gjendje normale edhe në regjionin e Pejës.

Autoudhët poashtu janë krejtësisht të lira dhe pa ndonjë pengesë eventuale për pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat