Autostrada “Ibrahim Rugova” e mbushur me borë, vizitorët nga Shqipëria mbesin në rrugë

Kosova

Autostrada “Ibrahim Rugova” e mbushur me borë, vizitorët nga Shqipëria mbesin në rrugë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 19:49
Foto

Sot në Kosovë po mbizotëron mot i keq, i shoqëruar me reshje të shumta bore.

Kjo ka bërë që shumë rrugë të jenë të vështirë kalueshme për shoferët.

Media ka siguruar pamje, teksa shihet autostrada “Ibrahim Rugova” e mbushur me borë, saktësisht pjesa në Prizren, afër kufirit me Shqipërinë.

Madje shumë vetura të Shqipërisë që ia kanë mësyer Kosovës me goma të verës, kanë mbetur në rrugë.

Lexuesit tregojnë që deri më tani nuk po shihet asnjë borëpasrtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat