​Në malet e Kikës në Kamenicë do të investohen mbi 6 milionë euro

Kosova

​Në malet e Kikës në Kamenicë do të investohen mbi 6 milionë euro

Më: 24 prill 2021 Në ora: 12:54
Kamenicë

(E plotësuar 14:25) - Në vlerë rreth 6 milionë euro, në 200 hektarë tokë do të investohet në malet e Kikës. Sot është nënshkruar projekti “KIKA HILLS”, me Komunën e Kamenicës, i cili do të nis të implementohet në këto male, në njërën nga zonat me më së shumti potencial turistik. Për këtë projekt u tha se do të hapen shumë vende të reja të punës, e që mundësi do i ofrohet grave dhe personave me nevoja të veçanta.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se kjo marrëveshje e nënshkruar do të krijojë një potencial për komunën.

Kastrati: Është komuna me shpërnguljen më të madhe të qytetarëve

"Është komuna me shpërnguljen më të madhe të qytetarëve. Është komuna me papunësinë më të madhe, në përgjithësi ka të bëjë me vendosjen e saj si sipërfaqe gjeografike, por janë edhe procese që njerëzit kanë lëvizur. Bashkëjetesa në komunitet, ndërveprimi, solidariteti por në veçanti është natyra. Rreth 70 për qind e territorit të Kamenicës është kodrinoro-malore. Dhe ka potencial për turizëm që të jetë vend atraktiv jo vetëm për Gjilanin por edhe për Kosovën. Pandemia dhe zhvillimi i mirëqenies na ka shtyrë si shoqëri me mendua sa e rëndësishme është natyra", tha ai.

Ai u zotua se me këtë marrëveshje do të punësohen direkt 70 persona, më tej ka folur edhe për vlerën e investimit. Duke shtuar se marrëveshja është valide dhe parashikon edhe mbrojtjen e mjedisit.

Kastrati: Vlera minimale e investimit është rreth 6 milionë e 693 e 974 euro

"Bëhet fjalë për dikun 200 hektarë tokë, dhe është me rëndësi sipas neve që të jetë projekt i integruar...Vlera e parashikuar e investimit ne merremi vesh për vlerën. Vlera minimale është rreth 6 milionë e 693 e 974 euro. Do të ketë të punësuar direkt edhe indirekt, ne jemi marrë vesh që duhet së paku të jenë 70 të punësuar në këtë projekt. Me marrqveshje është që 30 prejt tyre të jenë gra dhe gjithashtu së paku 5 për qind persona me nevoja të veçanta", tha ai.

E, Drilon Qehaja nga “KIKA Hills” shtoi se një projekt i tillë do të vendosë Kamenicën në hartën e turizmit vendor dhe rajonal.

Qehaja: Shpresoj që projekti ‘KIKA Hills’ mund të jetë motori i zhvillimit

"Shpresoj që projekti ‘KIKA Hills’ mund të jetë motori i zhvillimit jo vetëm ekonomik por edhe turistik që mund të vendos komunën e Kamenicës në hartë të turizmit jo vetëm lokal por shpresoj edhe rajonal. Ky ka qenë qëllimi jonë edhe gjatë projektit, marrë parasysh gjitha këto. Diversifikimi i projeksioneve që mund të ndodhin brenda pronës, të jetë diçka që përfshin shumë aktivitete", shtoi ai.

Ky projekt gjatë javës së ardhshme do të votohet në Kuvendin Komunal të Kamenicës. 

***

Sot është nënshkruar projekti “Kika Hills”, i cili do të nisë të implementohet në malet e Kikës, në njërën nga zonat me potencial turistik.

Për këtë projekt u tha se do të gjenerojë vende të reja të punës dhe do të jetë një tjetër atraksion për vizitorët në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se ky projekt është prej më atraktive për këtë vend, për çka shtoi se kjo marrëveshje e nënshkruar do të krijojë një potencial për komunën.

"Është komuna me shpërnguljen më të madhe. Është komuna me papunësinë më të madhe, në përgjithësi ka të bëjë me sipërfaqe gjeografike. Bashkëjetesa në komunitet, ndërveprimi, solidariteti por në veçanti është natyra 70 për qind e territorit është kodrinoro-malore. Dhe ka potencial për turizëm që të jetë vend atraktiv jo vetëm për Gjilanin por edhe për Kosovën. Pandemia dhe zhvillimi i mirëqenies na ka shtyrë me mendua sa e rëndësishme është natyra.. bëhet fjalë për 200 hektarë tokë, dhe është proces i integruar. Vlera e parashikuar e investimit është 6 milionë e 600 mijë", tha ai.

Ai u zotua se me këtë marrëveshje do të punësohen direkt 70 persona, ku pesë për qind prej tyre do të jenë me nevoja të veçanta, ndërsa prej tyre edhe 30 gra.

E, Drilon Qehaja nga KIKA Hills shtoi se ky projekt do të jetë motor i zhvillimit ekonomik në këtë rajon.

"Projekti ‘Kika Hills’ mund të jetë motori i zhvillimit. Të jetë diçka që përfshin shumë aktivitet. Shpresoj që tash të fillojmë me punë", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat