Fshati Bresje dhe një pjesë e Fushë Kosovës mbesin pa ujë

Kosova

Fshati Bresje dhe një pjesë e Fushë Kosovës mbesin pa ujë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Fshati Bresje dhe një pjesë e Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Kjo përshkak të shpërthimit të një gypi të ujit që ndodhi mëngjesin e hershëm të kësaj të marte.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “KRU” Prishtina ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e problemit.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për fshatin Bresje dhe një pjesë të Fushë Kosovës deri te rrethi i rrugës së ‘Pejës’. Arsyeja e ndërprerjes, shpërthimi i gypit të ujit me diametër fi 200 mm në mesnatë.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes, menjëherë pas dëmtimit të gypit dhe po merren me sanim. Furnizimi me ujë rikthehet menjëherë pas sanimit”, thuhet në njoftimin e “KRU” Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat