Bulliqi: Roli i grave në vendimarrje është i pazëvendësueshëm për qeverisje të mirë

Kosova

Bulliqi: Roli i grave në vendimarrje është i pazëvendësueshëm për qeverisje të mirë

Nga: A.SH Më: 11 shtator 2021 Në ora: 20:53
Foto nga takimi

Kryetari aktual dhe kandidat për zgjedhjet e ardhshme, Shpejtim Bulliqi ka zhvilluar një takim kandidatet gra siç e quan ai nga lista fituese e zgjedhjeve të tetorit.

Sipas tij, roli i grave në vendimarrje është i pazëvendësueshëm për qeverisje të mirë.

Postimi në Facebook:

Sot kam zhvilluar takim me kandidatet gra nga lista fituese e zgjedhjeve të tetorit

Roli i grave në vendimarrje është i pazëvendësueshëm për qeverisje të mirë. Parakusht i barazisë sociale është barazia gjinore, e ky është synimi ynë si Lëvizje VETËVENDOSJE!, duke avokuar për të drejta të barabarta gjinore e avancim të rolit të grave në shoqëri.

Bashkë në vendimarrje!

Të barabartë në shoqëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat