Qëndron Kastrati merr mbështetjen e Hodonocit dhe Roganës në garën për kryetar të Kamenicës

Kosova

Qëndron Kastrati merr mbështetjen e Hodonocit dhe Roganës në garën për kryetar të Kamenicës

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 00:32
Qëndron Kastrati në takime me qytetarë

Kandidati aktual nga radhët e PSD-së, njëherësh kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati ka vazhduar sot fushatën zgjedhore në Hodonoc dhe Roganë të kësaj komune.

Ai gjatë takimeve me banorët e këtyre fshatrave ka marrë mbështetjen e plotë për garën e zgjedhjeve të 17 tetorit.

“Takimet i vazhduam në Hodonoc me Shqiponjën dhe Roganë me Besianin. Banorët e kanë parë përkushtimin tonë, e kanë vërejtur mundin dhe e dinë sinqeritetin tonë. Kërkesa e të gjithëve është që Kamenica të shkojë #përpara!”, shkruan Kastrati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat