​GLPS: Numër i vogël i lëndëve të zgjidhura për krim të organizuar

Kosova

​GLPS: Numër i vogël i lëndëve të zgjidhura për krim të organizuar

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar një analizë ku del se e Prokuroria Speciale ka ngritur numër të vogël të lëndëve për krim të organizuar. Kurse, gjykatat e Kosovës kanë arritur të zgjidhin numër të vogël të lëndëve të kësaj kategorie.

Kështu u tha në në një konferencë për medie të GLPS-së lidhur me “Trajtimi i rasteve të Krimit të Organizuar nga Prokuroria dhe Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës për periudhën qershor 2019-gusht 2021”.

Rreze Hoxha-Zhuja nga GLPS tha se nga analizimit të periudhës qershor 2019- gusht 2021, Prokuroria Special ka ngirur numër të vogël të aktakuza për krim të organizuar. Sipas saj, janë dorëzuar vetëm 10 vepra penale, ku numri më i madh i tyre lidhen me narkotik.

Ndërsa, gjykatat nga gjithsej 60 lëngë ka zgjidhur vetëm 5 lëndë gjatë vitit 2019.

Ajo tha se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka një mungesë absolute të efikasitetit në zgjidhjen e krimit të organizuar, pasi që në këtë periudhë në punë ka pasur 15 lëndë të krimit të organizuar dhe ka përfunduar vetëm një e tillë.

Rinon Arifi po ashtu nga GLPS, tha se pandemia COVID-19 ka kufizuar në masë të ndjeshme punën e institucioneve të drejtësisë, përfshirë edhe gjykatat.

Po ashtu, procedimi i rasteve të krimit të organizuar ka vërejtur se ato nuk përshkruajnë qartë veprimet inkriminuese të të akuzuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat