Haliti: Kemi përkrahjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile, Demelezi po manipulon

Kosova

Haliti: Kemi përkrahjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile, Demelezi po manipulon

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 19:02
Sokol Haliti

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vitisë Sokol Haliti, tha se e ka përkrahjen e të gjithëve.

“Me partitë politike kemi marrëdhënie të mira. Kemi përkrahjen e të gjithëve, qytetarëve dhe shoqërisë civile. Zyrtarisht nuk kemi të nënshkruar asnjë koalicion por e kemi kërkuar përkrahjen e të gjithëve”.

“Kemi kërkuar përkrahje për Vitinë e re, për Vitinë për të gjithë. Programin tonë dhe harmonizimin që do ta bëjmë bashkë për të udhëhequr Vitinë pa dallime”.

Ndryshe kryetari aktual i Vitisë, Sokol Haliti, sot gjatë ditës ka thënë se pushteti qendror po frikësohet duke bërë trysni të drejtpërdrejt në zgjedhjet lokale.

“Unë e kam potencuar një çështje që është e vërtetë dhe që duhet të implementohet këtë vit, asgjë  më shumë e as më pak nuk kam thënë. Dy ditë para zgjedhjeve, zëvendësministri dhe e tërë qeveria po vijnë në Viti, dhe po bëjnë trysni drejtpërdrejt në zgjedhjet lokale”.

“Është fatkeqësi që një ministër i llojit të tillë i cilit duket se është profesionalist dhe i këtij vendi, faktikisht e dëmton vendin e vet, komunën e Vitisë dhe projekte zhvillimore dhe potencialin ekonomik kryesorë, që është bujqësia”.

“Një qasje e tillë po bëhet pasi i frikon vullneti i madh i popullit që ka për me ma dhënë një mandat për të vazhduar progresin për Vitinë e re”.

Reagimi i tij erdhi pasi zëvendësministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Imri Demelezi, ka paralajmëruar se do të ushtrojë padi ndaj Sokol Halitit.

Demelezi ka thënë se Haliti po manipulon me qytetarët.

“Përmes rrjetit social provon të manipulojë qytetarët duke thënë se unë nuk po e realizoi marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit siç është ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemit të ujitjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat