Ajazi e mbyll fushatën në vendlindje, pret fitore të dielën

Kosova

Ajazi e mbyll fushatën në vendlindje, pret fitore të dielën

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:47
Driton Ajazi.

"Në Sankoc, vendlindjen time e filluam rrugëtimin tonë politik dy muaj më parë dhe në Sankoc po e permbyllim një proces maratonik, por të suksesshëm, i cili do të kurorëzohet me fitoren tonë të madhe diten e diele."

Kështu është shprehur kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi.

“Këtu po punohet shumë për datën 14 nëntor, me qëllimin që fitorja e Demokratëve për Drenasin të jetë spektakulare”, ka thënë Ajazi.

E me këtë fitore, sipas Ajazit do të fitojë secili.

“Ne u zotuam se do tu japim zgjidhje të gjitha problemeve që varen nga qeverisja lokale. Plani për transformimin e komunës sonë, do të triumfojë kundrejt planeve stagnuese të pushtetit në ikje. Zhvillimin do ta ndjejë secila lagje e secila familje”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat