Komuna e Vitisë e gatshme në rast të reshjeve të borës që të siguroj lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve

Kosova

Komuna e Vitisë e gatshme në rast të reshjeve të borës që të siguroj lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 16:04
Vitia

Komuna e Vitisë dhe Drejtoria per Shërbime Publike dhe Emergjenca , si çdo vit tjetër edhe këtë vit është përgatitur per mirëmbajtjen e rrugëve brenda komunës tonë nga dëbora dhe ngricat.

Pasi që ka kontratë të vlefshme me operatorin ekonomik, si komunë kemi bërë të gjitha përgatitjet edhe per mirëmbajtjen e hapësirave publike si sheshet dhe trotuaret me qellim që qytetaret te ndihen te sigurt gjatë qarkullimit te tyre.

Drejtori i DSHPE-së, Adnan Imeri theksoi se në rast se kemi reshje të bores, do të punojnë edhe në orët e vona të natës me qëllim që qytetarët e komunës se Vitisë, të ndihen të sigurt dhe te lëvizin lirshëm ne territorin e Komunës së Vitisë.

Ai tha se gjatë ditës ata kanë vizituar edhe disa fshatra rurale siç është Debelldehu, mirëpo sipas tij nuk ka pasur problem në qarkullimin e qytetareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat