Komuna e Suharekës ua lëshon oborrin mërgimtarëve për parkingun e veturave deri në fund të gushtit

Kosova

Komuna e Suharekës ua lëshon oborrin mërgimtarëve për parkingun e veturave deri në fund të gushtit

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Komuna e Suharekës ka marrë vendim që të gjithë mërgimtarët do të mund të parkojnë veturat e tyre në oborrin e komunës.

Vendimi për këtë ka hyrë në fuqi sot 05.07.2022 dhe do të vlej deri më 31.08.2022.

Ju lejohet hyrja në oborrin e Komunës të gjitha automjeteve private që janë me tabela të huaja (mërgimtarëve) nga data 05.07.2022 deri më datën 31.08.2022.

Ju lejohet hyrja në tregun javor të gjitha automjeteve pritave, që janë me tabela të huaja (mërgimtarëve) nga data 05.07.2022 deri më datën 31.08.2022 duke e përjashtuar ditën e Marte që është ditë tregu në Komunën tonë”, thuhet në vendim.

Më tej në vendimin e Komunës së Suharekës thuhet se punëtorëve të administratës së Komunës ju ndalohet hyrja me automjete në oborrin e Komunës për këtë periudhë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat