Çanta Balenciaga e 1 mijë e 716 eurove gjendet me vetëm 9 euro në Kosovë

Kosova

Çanta Balenciaga e 1 mijë e 716 eurove gjendet me vetëm 9 euro në Kosovë

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Marka luksoze Balenciaga ka nxjerrë në shitje një çantë pazari, e cila përdoret në tregje në të gjithë botën për të bartur fruta dhe perime.

Kjo çantë kushton hiç më pak se 1 mijë e 490 funta ose 1 mijë e 716 euro e 78 centë.

Mirëpo, një çantë të tillë shumë të ngjashme mund ta gjejmë në tregun e Kosovës, për vetëm një euro.

Që çanta shumëngjyrëshe të duket identike me çantën Balenciaga, ekipi i KIKS Kosovës ka vendosur ta modifikojë atë.

Një ndryshim i vogël te “Ermal Fashion” dhe vendosja e logos te Leonora Krasniqi, KIKS-it i kushtoi vetëm 9 euro.

Kësisoj, kushdo që nuk mund t’ia ofrojë vetës çantën luksoze Balenciaga, atë mund ta ketë në dollapin e vet për vetëm 9 euro, me pak modifikim, por me shumë ngjyra e stil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat