Nuk ka më tolerime, ujësjellësi i Prishtinës nga sot fillon me shkyçje për të gjithë borxhlinjtë

Kosova

Nuk ka më tolerime, ujësjellësi i Prishtinës nga sot fillon me shkyçje për të gjithë borxhlinjtë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 10:31
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, ka njoftuar të enjten se do të fillojë me shkyçjen për të gjithë konsumatorët që kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujit.

Sipas njoftimit të kësaj kompania, meqenëse situata me pandeminë është normalizuar, tani sipas tyre, janë hapur të gjitha rrugët ligjore për të filluar me shkyçje. Këtë nismë, KRU “Prishtina” thotë se e bazon në vendimin e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

“Bazuar në vendimin e ARRU-së, Ujësjellësit të Prishtinës iu janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit”, thuhet në njoftim.

Përveç bizneseve dhe institucioneve, shkyçja vlen edhe për konsumatorët shtëpiak/individual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat