Numri më i madh i vizitorëve të huaj në Prishtinë, Prizren dhe Pejë

Kosova

Numri më i madh i vizitorëve të huaj në Prishtinë, Prizren dhe Pejë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj..

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në publikimin e Statistikave të Hotelerisë në Kosovë për muajin prill 2023, njofton se sipas rezultateve të anketës, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 39 mijë e 39, prej tyre 45.68 për qind ishin vendorë dhe 54.32 për qind ishin të huaj.

Sipas ASK-së, numri i net-qëndrimeve ishte 91 mijë e 46, prej tyre 49.96 për qind nga vendorët dhe 50.04 për qind nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve e kishte rajoni i Prishtinës me 14 mijë 124 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e kishte rajoni i Pejës me 39 mijë e 520 net-qëndrime.

“Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj.”, thuhet në njoftim.

Në prill 2023, pjesë e anketës ishin 162 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat