Avokati i Popullit për bllok-tarifat: Jemi duke e analizuar, nëse s’ka bazë ligjore do të marrim masa

Kosova

Avokati i Popullit për bllok-tarifat: Jemi duke e analizuar, nëse s’ka bazë ligjore do të marrim masa

Më: 18 janar 2024 Në ora: 10:19
Naim Qelaj

Pikërisht për këtë çështje, edhe Avokati i Popullit ka kërkuar një sqarim nga Zyret e Rregullatorit.

Naim Qelaj ka thënë që kanë ngritur shqetësimin për bllok tarifat, që tanimë janë duke e analizuar nëse ka bazë ligjore.

“Sa i përket shtrenjtimit të energjisë, sa i përket vendimit të ZRRE-së, ne nuk kemi pranuar deri kur ka ndodh problemi i fundit, asnjë ankesë, dhe është çështja që ZRRE-ja duhet me shqyrtuar brenda procedurave të brendshme dhe mandatit që ka. Ndërsa sa i përket bllok tarifës, jemi duke e parë, duke e shqyrtuar dhe duke e analizuar a ka bazë ligjore, dhe a paraqet diskriminim. Nëse na del që ka probleme të tilla atëherë kemi me mar veprime konkrete”, ka thënë ai.

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve për çmime të larta të faturave të energjisë, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) pati deklaruar se nuk ka rritje të tarifave fundore, po sipas tyre, shumë konsumatorë po ngrohen me rrymë.

Përndryshe, në vendimin e fundit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike vitin e kaluar, si argument përmendej edhe çmimi i lartë i importit të energjisë elektrike dhe mos pagesa e energjisë elektrike në veri. Por, së fundi çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare ka rënë dukshëm, përkatësisht më lirë se në kohën e para pandemisë dhe banorët e veriut nga janari i këtij viti do të paguajnë për energjinë që shpenzojnë. Këto vlerësohen si arsye që Bordi i ZRRE-së të vendosë për zbritjen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat