Mungesë e ujit të pijshëm në disa zona në Deçan, Ramosaj kërkon masa të menjëhershme nga “Hidrodrini”

Kosova

Mungesë e ujit të pijshëm në disa zona në Deçan, Ramosaj kërkon masa të menjëhershme nga “Hidrodrini”

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 14:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Deçanit,  Bashkim Ramosaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e kompanisë rajonale “Hidrodrini” për të diskutuar mbi shqetësimet e qytetarëve lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në disa zona të komunës.

Në takim, Ramosaj theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve të menjëhershme nga kompania.

“Theksova domosdoshmërinë që kompania të marrë masa të menjëhershme për të identifikuar dhe ndaluar keqpërdorimet, pasi çdo abuzim me ujin e pijshëm ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë,” tha ai.

Kryetari gjithashtu sqaroi se menaxhimi dhe shpërndarja e ujit të pijshëm është përgjegjësi direkte e “Hidrodrinit” dhe jo e komunës.

Megjithatë, ai garantoi përkushtimin e institucionit për të vazhduar të jetë zëri i qytetarëve dhe të kërkojë zgjidhje konkrete për këtë problem jetik.

“Si institucion do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe të kërkojmë zgjidhje konkrete për këtë problem jetik,” përfundoi Ramosaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat