Në Junik vazhdon puna për zhbllokimin e rrugës të fshatrave Jasiq e Gjocaj

Kosova

Në Junik vazhdon puna për zhbllokimin e rrugës të fshatrave Jasiq e Gjocaj

Më: 7 janar 2026 Në ora: 12:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas shpalljes së gjendjes emergjente në Komunën e Junikut, ekipet për sanimin e gjendjes gjatë gjithë kohës janë në terren, në përpjekje për ta zhbllokuar rrugën që shpie në fshatrat e thella Jasiq dhe Gjocaj, ku situata paraqitet më e rënduar.

Kjo rrugë po ashtu e lidh Komunën e Junikut me Gjeravicën.

Shefi i Shtabit Emergjent, Demokrat Ganijaj, tha se ekipet janë duke bërë të pamundurën që kjo rrugë të lirohet për qarkullim. Sipas tij, dëmet në infrastrukturë dhe në prona bujqësore janë të konsiderueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat