80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati

Kosova

80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati

Më: 10 mars 2026 Në ora: 23:05
Alush Kastrati

Ende asnjë gjurmë nga 80-vjeçari Alush Kastrati.

Operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon me intensitet të shtuar.

Kështu deklaroi kryetari i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, Mentor Maloku.

“Kërkimet jemi duke vazhduar. Ende nuk e kemi asnjë gjurmë. Për momentin jemi vetëm ne në terren”, deklaroi ai.

Burri i moshuar, nga fshati Zatriq i Rahovecit është raportuar i zhdukur nga familja më 7 mars dhe nga ajo kohë nuk ka asnjë kontakt me të.

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, ka njoftuar më herët se ka aktivizuar edhe Departamentin e Paragllajdit, për ta monitoruar nga ajri situatën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat