​“Nuk kemi kamion”, kompania lë pa mbledhur mbeturinat në Gllamnik

Kosova

​“Nuk kemi kamion”, kompania lë pa mbledhur mbeturinat në Gllamnik

Më: 29 mars 2026 Në ora: 09:03
Mbeturinat në fshatin Gllamnik

Banorët e fshatit Gllamnik të Podujevës janë ankuar se kompania nuk po ua mbledh mbeturinat tash e dy javë.

Ata kanë dërguar një video ku shihen kontejner e thasë me mbeturina.

Ata thonë sei kanë kërkuar Kompanisë Pastrimi që të kryej obligimin e tyre në bazë të kontratës që kanë por se këta të fundit u kanë thënë se nuk kanë kamion.

Përndryshe, kompanitë e mbeturinave i dërgojnë ankesat e tyre tek përmbaruesi në momentin që pagesat nuk bëhen gjashtë muaj, edhe në raste kur mbeturinat nuk mblidhen me javë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat