Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pagë prej 600 eurosh

Kosova

Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pagë prej 600 eurosh

Më: 7 prill 2026 Në ora: 14:32
Jusuf Azemi

Sindikata e sektorit privat të Kosovës ka organizuar takim me kryetarët e shoqatave sindikale.

Në këtë takim u diskutua për rritjen e pagave, pagën e 13-të si dhe organizimin e protestës për 1 Maj.

Me këtë rast, kryetari Jusuf Azemi, iu është drejtuar mediave pas takimit.

Azemi dha detaje rreth vendimeve që janë ndërmarrë aty.

“Është marrë vendim, nëse nga 1 korrik punëtorët teknik të Prishtinës nuk e kanë kontratën me pagën 600 euro, do ta lëshojnë vendin e punës në mënyrë kolektive”, theksoi ai para opinionit publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat