​Të shtunën në autostrada kufizime të qarkullimit të kamionëve me mbi 20 tonë

Kosova

​Të shtunën në autostrada kufizime të qarkullimit të kamionëve me mbi 20 tonë

Më: 28 gusht 2026 Në ora: 19:51
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi se të shtunën (29 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me mbi 20 tonë.

“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat