Zhduket një grua në Podujevë, familja raporton rastin në polici

Kronikë

Zhduket një grua në Podujevë, familja raporton rastin në polici

Nga: H.O. Më: 10 gusht 2026 Në ora: 09:58
Ilustrim

Një grua është raportuar e zhdukur në Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti është raportuar më 9 gusht, ndërsa policia ka nisur hetimet për gjetjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të largimit.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.

Raporti:

PERSON I ZHDUKUR

Podujevë / 09.08.2026 – NN.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  motra  e tij  viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat