Një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë, intervistohen dy persona si dëshmitarë

Kronikë

Një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë, intervistohen dy persona si dëshmitarë

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 09:27
Fotoilustrim

Një burrë është gjetur i vdekur dje në shtëpinë e tij në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Për këtë rast, policia tha se ka intervistuar dy persona në cilësinë e dëshmitarit.

“HETIM MBI VDEKJEN: Prishtinë / 18.09.2026 – NN. Policia ka marrë informacion se një person mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa ne cilësinë e dëshmitarit janë intervistuar dy persona. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat