Ja pse meritojnë komplimente FFK, FHK dhe FVK nga sportet kolektive 

Sporti

Ja pse meritojnë komplimente FFK, FHK dhe FVK nga sportet kolektive 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:57
Ja pse meritojnë komplimente FFK, FHK dhe FVK nga sportet kolektive 

Futbolli, hendbolli dhe volejbolli, pavarësisht se ishte kohë e pandemisë, e dhanë provimin dhe meritojnë komplimente për punën e bërë.

E para, me klube morën pjesë në garat evropiane dhe ky ishte një plus shumë i madh, duke ruajtur reputacionin si sporte! E dyta, kampioni Drita nga Gjilani, nënkampioni Gjilani dhe fituesi i Kupës Prishtina, garuan në Kupat Evropiane.

Klubi i futbollit Drita në Champions League. pastaj në Europa League, deri në rrethin e tretë ku në Varshavë u eliminuan me 2:0 nga Legia, megjithatë arritja deri në këtë rang është sukses për lakmi, që ia zbardhën fytyrën Kosovës. 

Image

Gjilani u eliminua në rrethin e parë pas 120 minutave në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke hubë me 2:0 nga APOEL Nikosia e Qipros, megjithatë nuk zhgënjyen por lanë përshtypje shumë të mira. 

Prishtinën e ndjek fati i zi me virusin korona dhe u eliminua padrejtësisht me rezultat zyrtar në garat e Europa League.

Hendbolli hiq Prishtinës – meshkujt dhe Ferizajt - femrat që zhgënjyen, Besa Famgas ka arritur rezultate të lakmueshëm, duke u kualifikuar deri në rrethin e tretë por u eliminuan nga Borci i Banjallukës, ku fati ia ktheu shpinën. 

Fundja, regjistroi tre fitore, që është një panoramë e mirë për sportin tonë.  

Befasai më e këndshme apo që të gjithë i la pa fjalë është Istogu, që e mposhti superfuqinë bjelloruse Victoria-Berestie, në sfidën e parë me 33:30 por në të dytën ishin të pafat, pësuan humbje dhe u eliminuan me 32:28. Të dy ndeshjet u luajtën në Istog.

Istogu megjithatë regjistroi tre fitore, sukses i madh për këtë ekip që nuk ka më shumë se 16 vjet që u themelua.

Image

Në volejboll, volejbolli mori pjesë me dy klube në garat evropiane, Drita nga Gjilani të femrat në Kupën e Evropës dhe Ferizaj  - meshkujt në Ligën Ballkanike! Pavarësisht eliminimit, lanë përshtypje të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat