Komuna e Fushë-Kosovës shpalli më të mirët në Sport për vitin 2020

Sporti

Komuna e Fushë-Kosovës shpalli më të mirët në Sport për vitin 2020

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:45
Komuna e Fushë-Kosovës shpalli më të mirët në Sport për vitin 2020

Komuna e Fushë-Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në sallën e Kuvendit të Komunës ka zgjedhur, dhjetë më të mirët në sport, klubi më i mirë, trajneri më i mirë, referi më i mirë, si dhe sportisti i vitit 2020 për komunën e Fushë-Kosovës.

Në këtë manifestim nënkryetari  i Komunës Fadil Krasniqi në fjalën përmbyllëse tha se Komuna e Fushë-Kosovës edhe këtë vit shquhet për realizimin dhe përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ndaj qytetarëve, në veçanti në fushën e kulturës dhe sportit. Projekte të shumta janë realizuar këtë vit dukë përfshirë sportin si një nga prioritetet tona, gjithashtu Drejtoresha Nurije Avdiu ju premton sportistëve përkrahje të vazhdueshme në zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive për vitin 2021.

Fitues në sport ishin:

Çmimi “Klubi më i dalluar i vitit 2020” kësaj here me propozimin e komisionit i është ndarë klubit të “Volejbollit Fushë Kosova” me rezultatet kulminante të arritura gjatë këtij viti klubi ka arritur të inkuadrohet në Superligën A për Femra.

Çmimi “Trajneri më i dalluar i vitit”, i është ndarë  profesorit dhe njërit nga më të dalluarit , Zijadin Obertinca – Trajner i klubit të “Volejbollit Fushë Kosova”.

Një nga rezultatet që duhet veçuar është se Klubi i Volejbollit Fushë Kosova fal punës së trajnerit ka arritur që të inkuadrohet në Superligën A për femra në nivel te vendit.

Çmimi “Shpresa e Sportit” i është ndarë gjimnastës së re Elena Mangjolli, e cila premton shumë.

Ndër dhjetë sportistët më të dalluar janë :

Lirigzon Maloku  – Futbollist, gjithsej 18 gola të realizuara dhe bartës kryesor i rezultateve të mira për vitin 2020.

Art Veseli  – Xhudist i klubit Sankaku/ fitues i shumë medaljeve, kampion i Kosovës i pakontestuar.

Dren Ibrahimi – Karateist i klubit Martial Arts Fushë Kosova, kampion i Kosovës dhe fitues i shumë turneve brenda vendit.

Duarza Ivanja  – Atlete e klubit të atletikës Kalaja, Sprintere dhe kampione e shumëfisht e Kosovës.

Valza Gashi – Karateiste  e Klubit të Karatesë Fushë Kosova e arritur kulminante për vitin 2020 është e renditur e 28-ta në ranglistën botërore.

Rinesa Osmani – Karateiste  e Klubit të Karatesë Fushë Kosova e arritur kulminante për vitin 2020 është e renditur e 35-ta në ranglistën botërore.

Vjosa Gashi – Volejbolliste e Klubit të Volejbollit Fushë Kosova

Enkel Hamiti – Karateist i klubit Martial Arts Fushë Kosova, kampion i Kosovës dhe fitues i shumë turneve brenda vendit

Zana Jusufi – Volejbolliste e Klubit të Volejbollit Fushë Kosova.

Sportiste e vitit 2020 për Komunën e Fushë-Kosovës:

Fituese e çmimit “Sportist i vitit 2020’ për komunën e Fushë-Kosovës është Adisa Hakiqi.

ADISA HAKIQI lojtare e Klubit të Volejbollit për shtatë vite, luan në rolin e pasueses, ka qenë pjesë e të gjitha lojërave të zhvilluara, është lojtarja kyçe për rezultatet e arritura të Klubit të Volejbollit Fushë Kosova me të cilin ka arritur të shpallet kampion në superligën B gjithashtu ka arritur të inkuadrohet në superligën A për vitin 2020 duke u renditur në mesin e 5 ekipeve më të mira në vend.

 Komuna e Fushë-Kosovës, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, iu uron sportistëve suksese edhe më të mëdha duke u zotuar se do t’i përkrahë dhe do t’i mbështes pandalshëm edhe në vitin vijues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat