Martohet trajneri i Kombëtares së Kosovës, ja me kë

Sporti

Martohet trajneri i Kombëtares së Kosovës, ja me kë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 19:33
Fatosi me Amernisën

Dikur si xhudist ka qenë më i miri në Kosovë, sot si trajner po dëshmohet gjithnjë e më i mirë. 

Është Fatos Tabaku, ish garues i KXh Ippon nga Peja dhe aktualisht trajner i Kombëtares së Kosovës për grup-moshat e reja. 

Ai sot i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me Amernisa Reçkoviq.

Tabaku është shembull se si punohet me grup-moshat të reja dhe në anën tjetër është shumë i respektuar në shoqëri. 

Ai ka mësuar shumë nga trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, që solli të gjitha trofetë e mundshme në Kosovë. 

Tabaku shprehet i lumtur që po përmbyll një viti krahas sukseseve edhe me martesë, duke u lutur që viti 2021 të jetë vit shumë më i mirë dhe të zhduket sa m shpejt virusi korona, që të merr gjallëri jeta në përgjithësi globin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat