Ish sportistja me reputacion në Kosovë: Skënderbeu bashkoi popullin shqiptar

Sporti

Ish sportistja me reputacion në Kosovë: Skënderbeu bashkoi popullin shqiptar

Nga: K.G. Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:02
Ish sportistja e Kosovës: Skënderbeu bashkoi popullin shqiptar

Valentina Shala, dikur ishte hendbolliste e njohur në Kosovës ku fushëveprimtarinë e saj e ka zhvilluar në disa klube të Kosovës, përmes të cilave ka qenë edhe kampione me disa prej tyre, ka një mesazh interesant dhe domethënëse.

Valentina edhe pse nuk është aktive në sport, gjithmonë me mendje është të hendbolli.

E tani e angazhuar ne politikë dhe e angazhuar në mirëqenien e shoqërisë shqiptare dhe kombëtare.

Image

Ajo me shumë ëndje flet dhe promovon vlerat kombëtare, përmes të cilave i shpalos edhe në profilin e saj ne facebook.

Image

Ai i fundit është për Lidhjen e Prizrenit ku shkruan: “Me 2 mars 1444 në qytetin e Lezhës, u mblodh Kuvendi i Lezhës, i cili nën udhëheqjen e Skënderbeut bashkoi popullin shqiptar, që me luftën heroike u bë mburojë e pakapërcyeshme e truallit arbëror kundër pushtimit osman”.

Image

Valentina ka bërë edhe postime tjera të ngjashme ku shfaq jetën e saj aktive dhe përmes të cilave është krenare për historinë dhe të kaluarën e Kosovës, UÇK-në dhe dëshmorët.

Image

Valentina Shala, ish sportiste

Vlen të theksohet se Valentina është Ambasadore për Paqe n[ Botë e emëruar nga Federata Botrore për Paqe në Botë, me seli në Gjenevë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat