​Budima: Turneu i shahut mbahet për ta rikujtuar sakrificën sublime të familjes Jashari

Sporti

​Budima: Turneu i shahut mbahet për ta rikujtuar sakrificën sublime të familjes Jashari

Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:20
Armend Budima

Në ambientet e Hotel Grand në Prishtinë është organizuar turneu tradicional i shahut “Kupa Adem Jashari” për nder të Epopesë së UÇK-së.

Ky turne është organizuar nën patronatin e kryeministrisë dhe Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport të Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin 80 shahistë të cilët iu nënshtruan sistemit piramidal të lojës e cila fituesin do ta nxjerr pas 13 xhirove të zhvilluara.

Në hapje të turneut, Kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Armend Budima tha se:

Budima: Ky turne mbahet për t’i rikujtuar datat historike të kombit tonë

“Pjesëmarrja e shahistëve tanë është nderë i madh për sakrificën sublime të familjes Jashari e cila e ka dhënë për lirinë që ne tani e festojmë sot këtu. Gjithashtu ky manifestim është si përkujtim për datat e rëndësisë historike që janë të kombit tonë, siç është Epopeja e UÇK-së. Prandaj me këtë rast dëshiroj që të gjithë shahistët e pranishëm të ta përcjellin amanetin e komandantit tonë legjendar Adem Jashari, që të jenë luftëtarë të pamundur në fushën e lojës së shahut.”, tha Budima:

Ndërsa për KosovaPress, Budima tha se ky turne do të jetë tradicional dhe i cili ishte planifikuar të shtrihej edhe jashtë Kosovës.

Budima: Ky turne do të jetë tradicional

“Ky është turne tradicional i cili mbahet çdo vjet dhe sivjet është organizuar nën patronatin e Ministrisë për Kulturë dhe Sport të Komunës së Skenderajit në bashkëpunim me Federatën e Shahut të Kosovës. Është konceptuar në atë mënyrë që të përfshijë një spektër të gjerë të shahistëve, jo vetëm kombëtarë por edhe jashtë shtetit të Kosovës. Ky turne tradicional mbahet për nder të sakrificës sublime që e ka bërë familja Jashari për lirinë tonë të cilën ne e gëzojmë sot dhe siç po e shihni të lirë edhe po i mbajmë këto gara. Gjithashtu ky manifestim është si rikujtim i datës më rëndësi historike që është, siç është Epopeja e UÇK-së dhe do të jetë tradicional edhe në të ardhmen.”, theksoi Budima.

Ndërsa,Faton Abazi, njëri nga lojtarët pjesëmarrës në këtë turne tha për KosovaPress se rëndësia ë këtij turneu është shumë e madhe pasi korrespondon edhe me datat e Opopesë së UÇK-së dhe atë të mësuesve.

Abazi: Rëndësia e këtij turneu është shumë e madhe

“Ky eveniment është i jashtëzakonshëm pasi korrespondon me datat historike të popullit tonë i cili ka pasur aspiratat për liri....Shahu është një lojë imagjinare të cilën nuk ka përcaktim as fetar as kombëtar por shkurt e shqip është lojë sportive. Ne si familjarë të dëshmorëve që kemi dhënë edhe dëshmorë në kuadër të familjes në përgjithësi, ne e përgëzojmë këtë turne, mirëpo korespondon edhe me datën e mësuesit që është dita e mësuesit. Ne jemi edhe fëmijë të mësuesve të cilët kanë pasur aspirata të cilët na kanë edukuar në frymën e patriotizmit, në frymën liridashëse. Ne e përgëzojmë këtë turne jashtëzakonisht shumë.”, tha ai.

Tre vendet e para nga ky turne do të shpërblehen me trofe si dhe me mjete monetare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat