Gani Pajaziti u zgjodh kryetar me mandat 4- vjeçar i FBOUK-së

Sporti

Gani Pajaziti u zgjodh kryetar me mandat 4- vjeçar i FBOUK-së

Më: 12 mars 2021 Në ora: 23:30
Gani Pajaziti u zgjodh kryetar me mandat 4- vjeçar i FBOUK-së

Në Kuvendin e rregullt Zgjedhor të FBOUK-së, të mbajtur në sallën e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, Gani Pajaziti mori përkrahje absolute. 

Pajaziti u zgjodh me shumicë absolute të votave.

Nënkryetar u zgjodh Feime Imeri.

Me vota të kuvendarëve, në Bordin e FBOUK-së janë zgjedhur: Nysret Haziri, Burim Rexhepi, Bekim Bajrami, Armend Berisha, Andi Kamberi, Vlora Imeri, Adelina Neziri,  Selver Rashiti, Gëzim Krasniqi, kurse në Këshillin Mbikëqyrës janë zgjedhur: Fuad Ramiqi, Blerim Berila, Shpend Tahiri.

Sekretar Gjeneral i FBOUK-së u rizgjodh edhe për një mandat Mirsad Sejdiu.

Prezent në Kuvendin ishin edhe përfaqësuesit KOK-ut Gazmend Maxhuni, që ka lavdëruar punën e bërë nga Federata Boullingut të Kosovës.

Para kuvendarëve Kryetari Pajaziti ka mbajtur një fjalim ku ka folur për punën e realizuar gjatë vitit të  kaluara si dhe për planet dhe synimet për mandatin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat