Milazim Haliti - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Sporti

Milazim Haliti - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:23
Milazim Haliti - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Veprimtarët sportivë ishin shtylla kryesore e çdo sportit në vitet e 90-ta, në luftë kundër agresorit serb.

Milazim Haliti i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej veprimtarëve më të shquar në vitet 1991-1999. 
Haliti asnjëherë nuk u ndal, ishte në shërbim të sportit dhe të çështjes kombëtare. 

Përveç që punoi si trajner i karatesë dhe gjyqtar i këtij sporti, ai ishte ndër me të shquarit e Lidhjes së Sporteve të Ferizajt, ku në ato vitet bashkëveproi me Ahmet Hoxhën, Ramadan Rexhepin – Adidasi, që të dytë dëshmorë të lirisë, pastaj Muhamet Kilajn, Ahmet Sylejmanin etj. 

Ai ishte halë në sy për regjimin kriminal serb si ço shqiptar. 

Halitin nuk e zmbrapsën as kërcënimet e llojllojshme të pushtuesit serb, por veproi me zgjuarsi e guxim, së bashku me mijëra shqiptarë.

“Vërtet ka qenë një personaliet dhe është  një njeri i mrekullueshëm, veprimtar i vyeshëm, e i guximshëm, kurrë nuk na u nda, ishim së bashku sikur në vijë të frontit”, tregon Muhamet Kilaj.

Haliti sot ndihet krenar që Kosova frymon e lirë, është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe sportistët tanë po tregojnë rezultate të mira në rrafshin ndërkombëtar. Është krenar që dha kontribut në vitet më të rënda, kur jeta në çdo sekondë ishte në rrezik nga okupatori serb.

Duhet theksuar, se ditë me parë në seminarin e organizuar nga Komisioni Botërorë i Gjyqtarëve të Karatesë i mbajtur në Stamboll, u licencua si gjyqtar i nivelit botërorë në karate.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat