Dupasquier ka përfunduar operimin, megjithatë është ende në rrezik për jetën

Sporti

Dupasquier ka përfunduar operimin, megjithatë është ende në rrezik për jetën

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:54
Jason Dupasquier

Piloti i MotoGP, Jason Dupasquier është operuar me sukses gjatë natës.

Piloti zviceran i Moto GP3, Jason Dupasquier ka pësuar një aksident të rëndë në Mugello të Italisë dhe i është nënshtruar operimeve.

Dupasquier fillimisht pati një ndërhyrje neurologjike ne tru e pastaj iu desh që gjatë natës t’i nënshtrohet një ndërhyrje në zemër.

Ai ka përfunduar operimin me sukses, por megjithatë gjendet ende në rrezik për jetën në spitalin Careggi në Itali.

Sipas Agjencisë italiane “Ansa”, Dupasquier pas përfundimit të operimit gjendet në kujdesin intensiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat