Karateistët kërkojnë ‘biletën’ për Tokio 2020 në turneun kualifikues të Parisit

Sporti

Karateistët kërkojnë ‘biletën’ për Tokio 2020 në turneun kualifikues të Parisit

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 16:14
Karateistët kërkojnë ‘biletën’ për Tokio 2020 në turneun kualifikues të Parisit

Kombëtarja e Kosovës në karate do të marrë pjesë në turneun kualifikues olimpik të Parisit, që prej 11 -13 qershor mbahet në kryeqytetin francez. Turneu vlen për kualifikim në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ndërsa tri vendet e para nëpër kategoritë olimpike sigurojnë ‘biletën’ për Tokio 2020.

Kombëtarja e Kosovës përfaqësohet me garuesit: Herolind Nishevci, Elhami Shabani, Fortesa Orana, Adelina Rama dhe Albulena Gërvalla, të udhëhequr nga përzgjedhësi Ylber Syla.

Në turne, kategoritë olimpike do të bëhen bashkë, ndërsa përparësi për garuesit tanë është se karateistët e kualifikuar për Tokio 2020 nuk do të marrin pjesë. Pjesëmarrës janë 500 garues të 98 shteteve.

Medalisti i bronztë, Nishevci, do të garojë në kategorinë 75 kilogramë, Nishevci -75 kg, Orana në +61 kg, Rama në -61 kg dhe Gërvalla në -55 kg, shkruan në faqen e Komiteti Olimpik të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat