E mahnitshme, 35 ndeshje 35 fitore nga Chris Doran në Kosovë

Sporti

E mahnitshme, 35 ndeshje 35 fitore nga Chris Doran në Kosovë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 23:50
E mahnitshme, 35 ndeshje 35 fitore nga Chris Doran në Kosovë

Angazhimi i lojtarit anglez Christopher Doran nga Klubi i Pingpongut Priping ka rezultuar të jetë i suksesshëm për klubin e kryeqytetit.

Në sezonin pranveror Doran ka zhvilluar gjithsej 35 ndeshje pingpongu, në garat individuale dhe ato ekipore ku ka shënuar të gjitha fitore, prej të cilave vetëm një ndeshje ka përfunduar me rezultat të ngushtë 3:2, ndërsa shumicën me fitore bindëse 3:0.

Gjatë periudhës mars-qershor 2021 lojtari Chris Doran ka fituar 3 tituj në turnetë indiviudale dhe ka shënuar fitore në të gjitha ndeshjet e Superligës dhe të Kupës së Kosovës.

Anglezi Doran, përveç angazhimit si lojtarë ka ndihmuar ne ngritjen e cilësisë së lojtarëve të klubit Priping, me fokus në gjeneratat e reja, e ky angazhim rezultati edhe me rrëmbimin e dy medaljeve nga kadetët e klubit Tana Çitaku dhe Buron Stanovci, në turneun “Dita e Çlirimit të Prishtinës”.
Kryetari i Klubi Kastriot Orana njoftoi se KPP Priping është duke punuar vazhdimisht në ngritjen e cilësisë së lojës së pingpongut dhe se ka në plan të angazhojë edhe trajnerë të tjerë gjatë pushimit veror.

“Jemi duke punuar shumë që të ngritim cilësinë e lojtarëve tonë duke angazhuar trajner të huaj të cilët kanë eksperiencë më të madhe në pingpong. Angazhimi i Chris Doran ka pas impakt në klubin tonë, sepse vërehet dukshëm që lojtarët janë duke përparuar e edhe duke u stolisur me medalje” u shpreh Orana.

Transferimi i lojtarit nga Anglia ka bërë KPP Priping klubin e parë në histori të Kosovës që ka angazhuar lojtarë të huaj për një sezon të tërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat