Shtohet numri i sportistëve pozitivë, izolohet delegacioni çek

Sporti

Shtohet numri i sportistëve pozitivë, izolohet delegacioni çek

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 17:52
Shtohet numri i sportistëve pozitivë, izolohet delegacioni çek

Varianti Delta i koronavirusit po shkakton probleme të ndryshme.

Shumë persona janë vaksinuar, por të tjerë po infektohen e po rezultojnë pozitivë.

Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen në periudhën 23 korrik-8 gusht. Shumë skuadra kombëtare kanë mbërritur në kryeqytetin e Japonisë.

Një tjetër sportist i ekipit olimpik të Çekisë është infektuar me koronavirus. Pas Ondrej Perusic dhe Simon Nausch (volejboll plazhi), ka rezultuar pozitive me Covid-19 edhe Pavel Sirucek.

Ky i fundit garon në sportin e ping pongut. “Jemi të gjithë në izolim për shkak të infektimeve të fundit“, u shpreh Martin Doktor, shefi i delegacionit çek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat